Real Madridi e ka kryer detyrën në Visit Mallorca Estadi përballë Mallorcas (3-0) duke qenë bindës në këtë triumf.
Gjysma e parë nuk prodhoi fola, ndërsa rastet e para i patën vendasit përmes Angel e Pablo Maffeo.
Në fraksionin e dytë, ishte skuadra mysafire që arriti ta zhbllokonte rezultatin. Karim Benzema e nxori Vinicius Juniorin të vetëm përballë portierit dhe braziliani ishte i saktë (56’).
Ndërkohë që nikoqirët përpiqeshin të rrezikonin përmes Vedat Muriqit dhe të tjerëve, Los Blancos siguruan një penallti, të cilën e konvertoi në gol Karim Benzema (77’) për ta dyfishuar epërsinë.
Porsa hyri në lojë Marcelo dhuroi një asistim fantastik për Benzeman, i cili e realizoi golin e tretë të mysafirëve me kokë (82’).
Falë këtij triumfi, Real Madridi tashmë është 10 pikë përpara rivalit më të afërt për titull, Sevilla. Mallorca mbetet në vend të 16-të në renditje me dy pikë larg zonës së rrezikut.