Edhe pse nuk kishte ndonjë objektiv në ndeshjen e xhiros së 36-të, Real Madridi ka marrë fitore përballë Rayo Vallecanos (2-1) në Santiago Bernabeu.
Rezultati u zhbllokua në minutën e 31-të përmes Karim Benzemas, i cili u asistua nga Federico Valverde.
Ky ishte goli i vetëm në fraksionin e parë dhe me epërsi prej një goli, skuadrat shkuan në pushim.
Sfida u bë dramatike në minutat e fundit (84’) kur Raul de Tomas i barazoi shifrat. Megjithatë, Los Blancos u kthyen për ta fituar takimin e me golin e Rodrygos (89’).
Derisa për Real Madridin kjo fitore nuk kishte ndonjë rëndësi, Rayo Vallecano thuajse i ka humbur gjasat për një vend në Ligën e Konferencës.