Real Madridi me gjest për tu duartrokitur, uron Barcelonën për fitimin e Kupës së Mbretit

Barcelona është fituese e Kupës së Mbretit në kuadër të edicionin 2020/21.

Katalunasit bën një paraqitje spektakolare në finale ku e mposhtën Athletic Bilbaon me rezultat 4-0.

Ky ishte triumfi i 31-të në Copa del Rey për Barcelonën, që është edhe klubi që e ka fituar më së shumti këtë garë.

Por befasia ka ndodhur në rrjetet sociale, pasi rivali më i madh i katalunasve, Real Madridi i ka uruar ata për këtë triumf.

“Përgëzime për Barcelonën dhe tifozët e saj për fitimin e merituar të Kupës së Mbretit 2021”, ka shkruar faqja zyrtare e Real Madridit në Twitter.

Urimi i madrilenëve është bërë viral në rrjetet sociale, pasi një gjë e tillë nuk ndodh shpesh që një skuadër rivale ta urojë tjetrën.

Ky postim i tyre është pëlqyer jashtëzakonisht nga tifozët e futbollit, pasi klubi madrilen ka treguar respekt për katalunasit.