Real Madridi kërkon Ibrahimoviçin

Zlatan Ibrahimoviç mund ta vazhdojë karrierën në La Liga, ani pse gjatë ditëve të fundit ka deklaruar që do të qëndrojë edhe më tej te Paris Saint Germain.

Faqja “Fichajes.net”, këmbëngulë që klubi i Real Madridit është i interesuar për sulmuesin suedez dhe dëshiron që ta transferojë atë në “Santiago Bernabeu” në afatin kalimtar të verës.

Megjithatë, për fatin e Ibrës do të vendosë PSG-ja, pasi që ai ka kontratë me kampionin francez. /Gazeta Olle