Real Madridi fiton Superkupën e Evropës

Real Madridi ka shënuar fitore ndaj Eintracht Frankfurt me rezultat 2-0 në kuadër të Superkupës së Evropës.

Daichi Kamada rrezikoi i pari në këtë ndeshje në minutën e 14-të, por Thibaut Courtois bëri pritje bravuroze.

Vetëm tre minuta më pas Vinicus Junior kishte rast të mirë të shënonte, por një prej mbrojtësve largoi topin nga vija e portës.

Në minutën e 37-të sërish braziliani Vinicius kishte rast të mirë, por Kevin Trapp priti.

Mënjerë pas këtij rasti erdhi goli, kur Casemiro pasoi te David Alaba që shënoi për 1-0 nga afër.

Rezultati ka mundur të jetë më i lartë sikurse pasimin e Toni Kross ta kthente në gol Karim Benzema në minutën e 41-të.

Pjesa e dytë nisi me rasti e Casemiros, por braziliani nuk ishte me fat.

Pas tij rrezikoi Ansgar Knauff, por Courtois ishte në vend.

Reali shtoi epërsinë me Karim Benzema në minutën e 65-të, pasi francezi mori një pasim në zonë nga Vinicius dhe me të parë goditi për të shënuar për 2-0.

Sulmet e Real Madridit nuk u ndalen edhe pse ishte në epërsi prej dy golash.

Në fund mbretërit arritën që t’i gëzohen trofeut, duke u konfirmuar si superkampion evropian.

Prishtina fiton miqësoren e fundit para startit të sezonit të ri

Zyrtare: Trepça 89 prezanton futbollistin e radhës