Real Madridi ka triumfuar me rikthim ndaj Espanyolit në kuadër të javës së 25-të në La Liga, me rezultat 3-1.
Pas tetë minutash lojë, mysafirët kaluan në epërsi me anë të Joselut, ndërsa Ruben Sanchez ishte asistuesi.
Por, Los Blancos nuk u demotivuan dhe i barazuan shifrat në 1-1 me anë të Vinicius Junior, me Toni Kroos që ishte asistues.
Derisa po përfundonte pjesa e parë, madrilenët ia dolën t’i përmbysnin shifrat në 2-1, kur Aurelien Tchouameni asistoi te Eder Militao që realizoi me kokë.