Real Madrid-Wolfsburg, lajm i “frikshëm”

Duke u bazuar në statistikat e Real Madridit me në krye Zinedine Zidane, “Los Blancos” do ta kalojnë Wolfsburgun.

Kjo duke u bazuar në rezultatet e trajnerit francez në “Santiago Bernabeu”.

Që prej ardhjes së Zidane, Reali i ka shënuar çdo kundërshtari në La Liga 4 e më shumë gola në shtëpi, në përjashtim të ndeshjes me Atletico madridin, ku u mposht 1:0, përcjellë “Lajmi.net”.

Wolfsburgu e fitoi takimin e parë 2:0, ndërsa ndeshja e kthimit zhvillohet nesër (e martë).