Real Madrid planifikon kontratë të re me Benzeman, ky i fundit qëndron deri në këtë vit si ‘Los Blancos’

Karim Benzema pritet të vazhdoj të qëndroj edhe më tutje pjesë e Real Madrid.

Siç raporton ‘AS’, tashmë ‘Los Blancos’ po planifikojnë ta vazhdojnë bashkëpunimin me sulmuesin francez, përcjellë Gazeta Olle.

Me kontratë të re, Benzema do të qëndronte në Madrid deri në vitin 2023.

Kontrata aktuale e sulmuesit të rrezikshëm francez do të skadojë në vitin 2021, ndërsa gjiganti madrilen po mendon t’ia vazhdojë atë për dy vjet të tjerë.

Benzema shumë shpejt do t’i mbushë 32 vjet, ndërsa me kontratën e re, e cila do të skadonte në vitin 2023, ai do t’i jepte fund eksperiencës madrilene.

Ai i ka realizuar 16 gola në 23 ndeshje në të gjitha kompeticionet./Gazeta Olle