Real Madrid pas Laurent Koscielny

Real Madridi është duke përgatitur ofertë për mbrojtësin e Arsenalit, Laurent Koscielny.

Largimi i mundshëm i Sergio Ramosit i ka vënë në alarm drejtorët e Los Blancos, të cilët po kërkojnë një zëvendësues.

Daily Express raportoi më herët se futbollisti francez kryeson listën e transferimeve për fazën defensive të gjigantit spanjoll.

Po ashtu u njoftua se Reali është i gatshëm që të paguajë 30 milionë euro për ta transferuar 29-vjeçarin.

Kurse raportimet më të reja janë se trajneri i ri i Madridit, Rafael Benitez, planifikon të kryjojë një dyshe franceze në qendër të mbrojtjes.

Ai dëshiron që Raphael Varane ta ketë pranë vetes bashkëkombësin e tij.

Arsene Wenger nuk dëshiron ta lëshojë Koscielnyn, mirëpo Mbretërit duket se janë të vendosur për shërbimet e tij.