Real Madrid paralajmëron ‘bombat’

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez thotë se skuadra e tij do të kthehen me forcë të përtërirë pas një përfundim zhgënjyes të sezonit.

Skuadra e Carlo Ancelotti do të përfundojë La Ligan në vendin e dytë, pasi u eliminua edhe nga Liga e Kampionëve në gjysmëfinale dhe Kupa del Rey.

Megjithatë, Perez insiston se klubi nuk do të heqë dorë nga dominimi, si në Spanjë ashtu edhe në Evropë.  “Kjo javë është festimi i përvjetorit të parë të La Decima “, tha i pari i ‘Los Blancos’.

“Madridi nuk do të heqë dorë. Dhe ne do të përpiqemi për të arritur ‘La Undecima’. Real Madrid nuk kanë kufij. Real Madrid është një ndjenjë dhe një emocion. Ne të gjithë i ndajmë fitoret dhe lavditë”.

Real Madrid pritet të bëjë shumë ndryshime në skuadër dhe në menaxhim, për tu kthyer mbretët të Evropës.