Real Madrid: Nuk kemi negociuar me Pogban

Real Madridi i ka mohuar negociatat me mesfushorin e Juventusit, Paul Pogba, pas raportimit të mediave italiane.

“Pas shkrimit të botuar në gazetën italiane La Stampa, ku thuhet se Real Madridi ka bërë një ofertë për Paul Pogban, klubi dëshiron të theksojë se nuk ka pasur asnjë kontakt me Juventusin ose agjentin të lojtarit në fjalë, andaj raportet e publikuara në këtë gazetë janë krejtësisht të rreme”, njofton klubi mbretëror.

Pogba mbetet i kërkuar edhe nga skuadra tjera si Barcelona, Manchester City e PSG.