Real Madrid nuk dorëzohet, madrilenët përmbysin ndeshjen në frymën e fundit

Real Madridi ka fituar 3-2 ndaj Almerias në kuadër të javës së 21-të në La Liga.

Ishte një ndeshje me shumë polemika, pasi gjyqtari i ndeshjes mori disa vendime kontroverse ndaj ekipit mysafir.

Pas 40 sekondash, Almeria kaloi në epërsi me golin e Largie Ramazanit, që realizoi për 1-0.

 

Për 2-0 u përkujdes Edgar Gonzalez (43’), për ta mbyllur pjesën e parë me epërsi.

Pjesa e dytë u dominua nga Los Blancos, por që kishte disa momente që e shëmtuan këtë 45 minutësh të dytë.

Jude Bellingham i ngushtoi shifrat në 2-1 kur realizoi nga penalltia në minutën e 56-të.

 

Sergio Arribas kishte realizuar për 3-1 në minutën e 62-të, por që gjyqtari e anuloi golin shkaku që në anglezin ishte shkaktuar faull, ndërsa këtu edhe filluan polemikat.

Real Madridi më pas shënoi edhe golin e barazimit (2-2), ndërsa Vinicius shënoi nga një moment diskutabil, pasi vërehej se ishte një lojë me dorë nga ana e brazilianit, ndërsa kishte edhe dyshime për faull, por që goli qëndroi.

 

Madrilenët nuk u dorëzuan deri në fund, duke realizuar edhe golin e fitores me anë të Dani Carvajal, që realizoi në minutën e 90+9-të me asistimin e Bellingham.

Real Madridi me këtë fitore u rikthye në krye të tabelës me 51 pikë, ndërsa në xhiron e 22-të takohen me Las Palmas. /Gazeta Olle/

Al Hilali me shpenzime të çmendura, sauditët vendosin rekord të ri ndaj Realit e Barcelonës

Roshi gjen rrugën e rrjetës në Turqi, por skuadra e shqiptarit pëson humbje