Real Madrid mposht Interin, Atalanta befason Liverpoolin, Berisha i shënon Bayernit

Real Madrid ka shënuar fitore në rrethin e katërt të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Spanjollët mposhtën Interin në udhëtim 2:0, shkruan Gazeta Olle.

Golat u shënuan nga Hazard dhe Hakimi (autogol), ndërsa italianët që nga pjesa e parë luajtën pa Vidalin e ndëshkuar me kartonin e kuq.
Befasia e mbrëmjes ndodhi në Anfield, ku Liverpooli u mposht 2:0 nga Atalanta.

Bayerni i Munichut mundi 3:1 austriakët e Salzburgut, për të cilët në minutën 73 shënoi Mërgim Berisha.

Berisha është me prejardhje nga Kosova, ndërsa luan me U-21 të Gjermanisë.