Real Madrid-Manchester United, UEFA tregon kur dalin biletat në shitje

Faqja zyrtare e UEFA-së sot ka bërë të ditur përmes një njoftimi zyrtar se informatat e para lidhur me aplikimin për biletat e Superkupës evropiane që zhvillohet në Shkup, ndërmjet Real Madridit dhe Mancheser Unitedit, do të publikohen më 13 qershor.

Më 8 gusht 2017, në stadiumin Filipi II të Shkupit, me fillim nga ora 20.45 do të takohen fituesi i Ligës së Kampionëve, Real Madrid dhe ai i Europa Ligës, Manchester United.

Për pagesa të biletave, UEFA ka bërë të ditur se pranohen vetëm kredikartelat MasterCard dhe Visa.

Çmimi i biletave dhe numri i tyre për shitje, do të bëhen të ditur po atë ditë.

real madrid

Tifozët e Real Madridit dhe Manchester Unitedit në Kosovë, mezi po e presin këtë ndeshje.

Ata kanë shprehur një interesim të madh për të blerë biletat.

Megjithatë, një gjë e tillë do të jetë shumë e vështirë, pasi që interesimi nga mbarë Evropa është i jashtëzakonshëm.

Manchester United