Real Madrid fiton me vështirësi në udhëtim te Braga

Real Madridi ka fituar 2-1 në udhëtim te Braga në kuadër të Grupit C në Ligën e Kampionëve.

Pas 16 minutash lojë, Los Blancos kaluan në epërsi me anë të Rodrygo Goes, që u asistua prej Vinicius Junior.

Në minutën e 35-të, Rodrygo mendoi se kishte shënuar edhe golin e dytë për Real Madridin, por ajo u anulua për pozicion jashtë loje.

Me kaq edhe përfundoi pjesa e parqe, derisa në të dytën u shënua edhe dy gola të tjerë.

Edhe pse e dytë filloi më mirë për mysafirët, që lëshuan një rast të artë për gol me anë të Jude Bellingham (51’).

Në minutën e 61-të, Vinicius e gjeti për mrekulli mesfushorin anglez, që realizoi për 2-0.

Por, tre minuta kaluan nga goli i dytë i tyre dhe Braga ngushtoi rezultatin në 2-1 me anë të Alvaro Djalo.

Real Madridi ia doli që deri në fund të mbante këtë epërsi minimale, për të fituar pikët e plota.

Madrilenët janë lider të grupit me nëntë pikë, Napoli me gjashtë, Braga me tri dhe Union Berlini ende pa asnjë.

Interi merr fitore me rezultat të ngushtë ndaj Salzburgut

Onana hero duke pritur penallti në minutën e fundit, United fiton ndaj Copenhages