Real Madrid – Barcelona, formacionet zyrtare të Superkupës së Spanjës

Real Madridi dhe Barcelona do të luajnë sot (e diel) në finalen e Superkupës së Spanjës.

Ndeshja që fillon në ora 20:00, do të luhet në stadiumin “King Fahd International Stadium” në Riad.

Për këtë finale, Los Blancos nuk mund të llogarisin në David Alaban, Lucas dhe Aurelien Tchoumanen, që janë të lënduar.

Në anën tjetër, Barcelona ka të gjithë lojtarët në dispozicion dhe do të synojë fitimin e trofeut.

Real Madridi aktualisht ka 12 Superkupa të Spanjës, ndërsa Blaugranasit janë vetëm një përpara tyre (13).

Formacionet zyrtare:

Real Madrid: Courtois; Carvajal, Militao, Rudiger, Mendy; Camavinga, Kroos, Modric; Fede Valverde, Vinicius; Benzema.

Barcelona: Ter Stegen, Araujo, Busquets, Dembele, Pedri, Lewandowski, Christensen, De Jong, Kounde, Balde, Gavi.

Topalli dhe Ethemi të pandalshëm, i sigurojnë tre pikë të arta Istanbulsporit (Video)

“Gjysma e Bundesligës e duan atë” – Paqarada gati ta bëj hapin e madh në karrierë