Real Madrid-Klopp, arrihet marrëveshja 3-vjeçare

Lajme sensacionale nga Gjermania. Sipas asaj që raporton “Radio Deutschland”, trajneri Jurgen Klopp ka arritur marrëveshje me klubin e Real Madridit dhe ai do ta drejtojë skuadrën në edicionin e ri.

Akordi është 3-vjeçar, derisa zëvendësuesi i Carlo Ancelottit, Klopp, do të përfitojë plot 8 milionë euro në stinor. Sipas këtyre informacioneve, Klopp do ta konfirmojë marrëveshjen me Realin brenda 15 ditësh.

Përpos përfundimit të stinorit pa asnjë trofe të fituar, një arsye tjetër e largimit të Ancelottit është atmosfera aspak e mirë që po mbretëron brenda skuadrës madriliene. /Gazeta Olle