Real Madrid-Juventus ëhstë kryefjala e ballinave të gazetave më të mëdha sportive në Itali, ku të gjitha janë paraqitur me nga një titull motivues.
Kështu, “Corriere dello Sport” e vendos Paul Pogban në foton kryesore me titullin “Juve, merr Berlinin”. “Gazzetta dello Sport” shkruan “Ne e duam finalen”, me një foto të bashkuar të Juves, ashtu sikur edhe “Tuttosport”, por që del me titullin “Shkojmë në Berlin”.
E se a do t’iu dalin titujt italianëve, do të na vërtetojë sonte “Santiago Bernabeu”. /Gazeta Olle