Reagon Tovërlani, sqaron gjithçka në lidhje me arrestimin e tij

Njëri nga trajnerët më të suksesshëm në Kosovë, Afrim Tovërlani ka dhënë detaje nga ajo që u tha se u arrestua për shkak të sulmit ndaj të parit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Tovërlani ka thënë se ishte i befasuar me titujt skandaloz të mediave në lidhje me siç e quan ai mikun e tij Shpend Ahmeti.

Reagimi i plotë pa ndërhyrje i Afrim Tovërlani

Falenderoj te gjithe te cilet kane shpreh interesim lidhur me rastin tim.

Jam shume i befasuar nga ana e mediave te Kosoves se si e kane trajtuar dhe paraqitur ndodhin time me tituj skandaloz dhe bombastik ne raport me mikun tim Shpend Ahmeti.

Ne fakt e verteta e ketij rasti eshte shume me ndryshe dhe se une njihem shume moti me Shpendin, dhe nuk eshte e vertete se e kam kercenuar, gje te cilen e ka mohuar edhe vet kryetari i Prishtines Shpend Ahmeti me postimin e tij ne profilin personal ne facebook.

E falenderoj per deklarimin korrekt Shpend Ahmetin dhe mohimin e tij lidhur me titujt e mediave, kinse une e kam kercenuar me thike kryetarin e Prishtines dhe se e verteta e ketij rasti nuk eshte pasqyruar nga ana e mediave se si ka qene puna dhe me kane trajtuar si nje ‘kriminel’ duke mos pasur asnje fakt apo edhe prove mbi te verteten e rastit.

Eshte per te ardhur keq se si mediat e Kosoves, keqperdorin emrat tone qe te perfitojne per interesat e tyre!

Se shpejti do te pijmë kafe me Shpendin.

Delegohen gjyqtarët për javën e 12-të të Superligës, ja kush i drejton ndeshjet kryesore

Delegohen gjyqtarët e xhiros së 11-të në Ligën e Parë, ja kush i drejton ndeshjet kryesore