Reagon Armend Dallku, ka disa fjalë për futbollistët, klubin dhe tifozët e Dukagjinit

Skuadra e Armend Dallkut u mposht në finalen e Kupës së Kosovës. 

Dukagjini humbi finalen nga Llapi pas ekzekutimit të penalltive (3-4), ndërsa pas vazhdimeve rezultati ishte 1-1, shkruan Gazeta Olle.

Tekniku i klinasve pas ndeshjes u shpreh i revoltuar në ndarjen e drejtësisë nga gjyqtari Genc Nuza.

Megjithatë, një ditë pas ndeshjes Dallku është shprehur krenar me futbollistët e tij, drejtuesit dhe tifozët e klubit.

Dallku në llogarinë e tij në “Facebook” ka shkruar se ata treguan luftë të pakompromis, por që doli të ishte e pamjaftueshme të fitojnë Kupën.

Reagimi i plotë i Armend Dallkut:

Krenar me Djemët e Ekipit. Krenar me Drejtuesit Tanë. Krenar me Tifozët Tanë. Krenar me Punën Tonë që kemi bër. Treguam Karakter dhe Luftë të Pakompromis. Lufta Vazhdon”, ka shkruan Dallku. 

/Gazeta Olle/