Reagon Llapi, shkak ‘lloçi’

Për ndeshjen e shumëpërfolur në ‘Digitalb Kupë’ ndermet Llapit dhe Prishtinës (2:1), ka reaguar kryesia e skuadrës llapjane.

Reagimi

Nuk mundemi të qëndrojmë pafjalë pas polemikave për ndeshjen e kupës së zhvilluar në Podujevë në mes FC Llapi – FC Prishtina, etiketimet “Lloçi i Llapit” janë dëshpëruese ashtu si edhe për qytetaret e Podujevës por është një realitet i hidhur.

Mirëpo, po u a rikujtoj edhe njëherë se FC Llapi është themeluar në vitin 1932 gati një shekull dhe ka bagazhin e vetë shumë të rëndësishëm në futbollin kosovar.

Pse stadiumi i Llapit është lloç?

Stadiumi i Llapit nuk është lloç vetëm në ndeshjen me Prishtinën por që nga paslufta e krejt kjo ka ndodh sepse askush nga pushteti qendror (MKRS) nuk e kthej kokën kah FC Llapi, i harruar dhe se për ish-pushtetin qendrorë ekzistonin vetëm stadiumi i Drenicës, Trepçës, Rahovecit, Gjilanit dhe Feronikelit (madje në këtë stadium disa herë u ndanë mjete) ku u orientuan investimet në rregullimin e këtyre stadiumeve shpresojmë të mos vazhdoj kështu më.

Dhe ky “Lloç” ka filluar të duket tani sepse vëmendja është kah ekipi i Llapit të rilindur, i organizuar mirë, ekip të komponuar mirë dhe financiarisht solid.

Një ndër brengat më të mëdha për ne si klub ishte infrastruktura dhe menjëherë inicuam hartimin e projektit ideor për Stadiumin “Zahir Pajaziti”, dhe shumë shpejt do të caktohet lokacioni i ri për stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Fitorja e llapit ndaj Prishtinës

“Lloçi” nuk ia mohon fitoren e merituar Llapit. Lloçi nuk ia mohon talentin atyre futbollistëve të Llapit dhe nuk ia mohon as mundin dhe djersën sepse tek e fundit “lloç ishte për te dy ekipet”, madje po të mos ishte lloçi, fitorja do të ishte edhe më bindëse dhe po ua komunikoj edhe njëherë se “Llapi ‘lufton’ për Kupën e Kosovës, dhe Inkuadrimin në Superligë”, thuher në reagimin e kryesisë së Llapit.