Drita ka humbur në finalen e Kupës së Kosovës nga Llapi me rezultat 2-1.
Për llapjanët ky ishte triumfi i dytë në Kupën e Kosovës, derisa Drita vazhdon mos ta fitoj këtë trofe për 20 vite.
Njëri nga futbollistët më të mirë të Dritës ndër vite, Ardian Limani ka reaguar pas humbjes në finale.
Kapiteni i gjilanasve ka shkruar se do të reflektojnë pas kësaj humbje të rëndë për ta.
“Pavarësisht dhimbjes dhe zhgënjimit që ne ndjejmë, duhet gjetur forcë për të qëndruar të bashkuar edhe në ditët më të vështira! Dua t’iu falënderoj për përkrahjen dhe gjithë emocionet që na keni dhënë gjatë tërë vitit, në të mirë e në të keqe”.
“E kuptoj dëshpërimin dhe ndoshta nuk është koha e duhur për të dhënë fjalë, por ne do të reflektojmë shumë shpejtë dhe së bashku do ti shijojmë ditët e mira që na presin! Faleminderit tifozët më të mirë në botë INTELEKTUALËT”, ka shkruar Limani.
/Gazeta Olle/