Reagon Ibra

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic ka reaguar ashpër pas dënimit prej katër ndeshjeve moslojë pas ofendimeve të tij në drejtim të shtetit të Francës.

Zlatan Ibrahimovic ka reaguar ashpër pas dënimit prej katër ndeshjeve moslojë pas ofendimeve të tij në drejtim të shtetit të Francës.

“Dënimi është dëshmi e asaj që flas, njerëzit tani mund ta shohin. E tërë situata është një shaka e keqe, dënimi është joprofesional dhe qesharak. Mëkat për futbollin. Do të isha më i lumtur nëse do të më dënonin deri në fund të vitit, do të shkoja menjëherë në pushim”, deklaroi Ibrahimovic në aplikacionin e tij, Zlatan.

“Fjalët e mija nuk kanë qenë të drejtuara për gjyqtarin. Kemi biseduar me vonë dhe ai e ka konfirmuar. Nëse gjyqtari do të ishte cak, do të isha sqaruar deri më tani”, u shpreh ai.