KF Llapi dënon ashpër hudhjen e mjeteve piroteknike në fushën e Arena “Zahir Pajaziti”, me të cilat kanë dëmtuar tapetin e gjelbër.
Personat të cilët kanë hudhur mjete të rrezikshme në fushë e kanë dëmtuar investimin e madh që ka bërë klubi në bashkëpunim me FFK-në.
“Njëherit njoftojmë opinionin publik se pas takimit me organet e rendit gjatë ditës së sotme u morr vendim që personat të cilët identifikohen që do gjuajnë mjete të rrezikshme dhe dëmtojnë hapësirat e klubit, do u ndalohet hyrja përjetësisht në Arena “Zahir Pajaziti ”, thuhet në njoftimin zyrtar nga llapjanët.
/Gazeta OLLE/