Reagon Fidan Gërbeshi

Mbrojtësi i kampionit vjeshtor dhe i liderit momental të Superligës, Feronikelit, Fidan Gërbeshi, duket se e shfrytëzon ‘kohën e lirë’ për të marrë pjesë në turne të futbollit të vogël. Në rrjetet sociale është publikuar një lajm se ai do të luajë sonte në një ligë futsalli të Lipjanit. “Fidan Gërbeshi pritet që të debutojë sonte në Suprligën total. Ai do të ndihmojë shokët e tij në derbin kundër Nivelave”, thuhet në lajmin e publikuar ku është etiketuar vetë Gërbeshi.

Ndërkohë, ka reaguar vet Gërbeshi. “Nuk do të marrë pjesë në këtë turne. Jam në shtëpi dhe jam duke kryer punë private”, ka thënë një ndër mbrojtësit më cilësor në futbolli kosovar.