Reagon Edon Zhegrova pasi ia siguroi tre pikë Baselit

Edon Zhegrova ia ka fituar tre pikë Baselit në kuadër të javës së dhjetë në Superligën e Zvicrës.

Fillimisht, Zhegrova u inkuadrua në fushë në minutën e 65-të, në vend të Valentin Stocker.

Për më shumë, Baseli mbeti me dhjetë lojtarë në fushë, shkaku që Eray Comert u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 88-të.

Dy minuta më vonë, Edon Zhegrova shpartalloi mbrojtjen kundërshtare, duke realizuar një gol brilant nga jashtë zona.

Së fundmi, Zhegrova ka reaguar në Instagram, duke shkruar se është i lumtur që shënoi golin e fitores.

“+3. Çfarë ditë e mrekullueshme, gjithmonë i lumtur të ndihmoi skuadrën me golin vendimtar”, shkroi ai.

Ky ishte goli i dytë deri më tani në këtë edicion për lojtarin e Dardanëve, gjersa ka edhe tri asistime.

/Gazeta Olle/

 

Rikthehet Barcelona, shënon fitore komode ndaj Valencias

Pa lëndime pas shembjes së një pjese të stadiumit në Holandë