Reagon edhe Ilir Bojku: Besa po favorizohet

Pas Ismet Munishit i cili deklaroi se Besa e Pejës po favorizohet nga gjyqtarët, vjen edhe një tjetër reagim. Është zyrtari i lartë i Trepçës ’89, Ilir Bojku i cili mendon sikurse Munishi.

Bojku vlerëson se Besa është ndihmuar në shtatë takime në këtë kampionat, derisa ndalet te ndeshja e fundit Besa – Istogu (1:0). “E kam parë lojën në inxhizim dhe referi Genc Nuza, ka gabuar. Nuk është vetëm kjo ndeshje që po ndihmohet Besa por referët kanë gabuar edhe në shtatë ndeshje të tjera, me qëllim apo pa qëllim, nuk e di. Në shtatë lojë kur gabojnë referët, nuk është diçka në rregull sipas meje. Besa do të ishte në fund të tabelës po mos të ndihmohej nga arbitrat”, ka thënë Ilir Bojku për Gazetaolle.com.

“Feronikeli ndodhet në vend të parë dhe askush nuk po flet për ta. Do të thotë nuk po ndihmohen nga arbitrat për dallim nga Besa”, përfundoi investitori i fuqishëm kosovar, Ilir Bojku.