Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar pasi boksierët e Kosovës mbetën jashtë Botërorit në Beograd, derisa provuan tre herë por autoritet e qeverisë serbe nuk lejuan pjesëmarrjen e tyre në Kampionat Botëror edhe pse Kosovës është e pranuar nga viti 2014 në këtë organizatë.
Së fundmi ka reaguar edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, derisa në postimin e tij në “Twitter”, derisa theksoj se mbetja e boksierëve të Kosovës në Botëror tregon shembullin e trishtushëm te Ballkanit të mbyllur se atij të hapur.
Siç tha dje një zëdhënës i BE-së, pajtimi afatgjatë midis shoqërive fillon me shkëmbime intelektuale, kulturore, sportive dhe artistike. Shkëmbime të tilla janë thelbësore për ndërtimin e mirëkuptimit të ndërsjellë. Politizimi i sporteve nuk është kurrë një ide e mirë. Parandalimi i pjesëmarrjes së boksierëve të Kosovës në kampionatin botëror shkon në drejtim të kundërt. Ky është një shembull i trishtueshëm i Ballkanit të mbyllur dhe jo të hapur’, shkroi Rohde në Twitter.