Reagon Eden Hazard pasi u kritikua ashpër për sjelljen e tij pas eleminimit nga Liga e Kampionëve

Sulmuesi i Realit, Eden Hazard i ka kërkuar falje tifozëve madrilen.

Pas ndeshjes së gjysmëfinales që përfundoi me rezultatin 2:0 në të mirë të Chelseas, Hazard bëri një veprim që irritoi tifozët e Madridit.

Ai u pa duke qeshur nën shoqërinë e futbollistëve londineze, pasi më parë ishte pjesë e tyre.

Por, pas kësaj Hazard ka kërkuar falje.

“Më falni. Kam lexuar shumë opinione për mua sot dhe nuk ishte qëllimi im të fyej tifozët e Real Madridit”, tha ai.

“Ka qenë gjithmonë një ëndërr për mua të luaj për Realin dhe kam ardhur këtu të fitoj. Sezoni nuk ka përfunduar dhe tani bashkarisht mund të luftojmë për La Ligan! Hala Madrid”, përfundoi Eden Hazard.