Reagon Drenica: Pretendimet e “analistit” Faruk Statovci, janë shpifje dhe trillime të llojit të vet

Drenica përmes faqes zyrtare të klubit ka reaguar ashpër pas deklaratës së Faruk Statovcit.

Statovci ishte i ftuar në emisionin “Ekipi A” në ATV, ku ka lëshuar një deklaratë të fuqishme, duke thënë se borxhin sa më herët që ta kthesh është më mirë, duke iu referuar fitore së Drenicës ndaj Prishtinës me rezultat 2-1, shkruan Gazeta Olle.

Klubi i Drenicës përmes reagimit e ka quajtur deklaratën e Statovcit shpifje dhe trillim, duke i bërë thirrje që të kërkojë falje publike, përndryshe do të ngritet padi për shpifje dhe dëmtim të imazhit të klubit.

Reagimi i plotë i Drenicës: 

REAGIM PËR MEDIA!

SKENDERAJ – 13/09/2021

Klubi Futbollistik ‘Drenica’, njofton opinionin sportiv, mediat dhe gjithë qytetarët e Kosovës, se disa pretendime të një ‘analisti’ (Faruk Statovci), në një media televizive kosovare, ku hodhi dyshime mbi ndeshjen mes KF Drenica dhe KF Prishtina, e zhvilluar të shtunën me 11 Shtator 2021, janë shpifje dhe trillime të llojit të vet. Është gjynah dhe mëkat që djersa e futbollistëve të minimizohet si dhe fitorja e ekipit tonë , dhe angazhimi i futbollistëve tonë për gjatë 90 minutave.

E inkurajojmë edhe Faruk Statovcin edhe çdo individ tjetër, që në raste te tilla dhe për këto pretendime t’i drejtohen organeve të rendit ta trajtojnë këtë çështje , sepse ne nuk jemi kundër që analistët të shprehin mendimin e tyre të lirë, mirëpo hedhja e akuzave është një diçka shumë e rëndë dhe e pabazë e cila dëmton rëndë imazhin e klubit tonë dhe futbollit në përgjithësi, në të kundërtën , ftojmë organet e rendit që në rast se z. Statovci nuk është i gatshëm të arsyetojë fjalët që ka thënë, dhe nuk kërkon falje publike atëherë do të përballet edhe me padi në Gjykatën përkatëse , për shkak se i njëjti ka bërë shpifje dhe ka bërë spekulime në lidhje me klubin tonë, duke tentuar të minimizoj fitoren e skuadrës tonë përballë Prishtinës, dhe gjithashtu duke tentuar të njollosin klubin tonë dhe imazhin e klubit tonë me pretendimet të tilla të pa baza dhe të pa argumentuara.

Deklarime të tilla të personave si Faruk Statovci , i cili është trajner i Reprezentacionit U15 të Kosovës, si dhe krye trajner i KF KEK-ut në Ligën e Dytë të Kosovës në futboll , gjithashtu ka qenë më parë edhe futbollist i KF Drenicës, të bëjë deklarime të tilla të pamatura, të pa baza të dëmshme për futbollin në përgjithësi është shumë e dhimbshme, këto deklarime nxitëse dhe të pa vërteta të pa bazuara dhe jo të matura, nuk janë të mira dhe janë shumë negative për futbollin kosovar në përgjithësi e për klubin tonë në veçanti.
Andaj edhe një herë i bëjmë thirrje z. Faruk Statovcit, që të kërkojë falje publike për deklarimet e tij, në emisionin sportiv në ATV , në të kundërtën, KF Drenica do të ndërmarrë hapat e tjerë nga dita e nesërme konform ligjeve të Kosovës. Konkretisht, do të ushtrojmë padi penale, për shpifje dhe dëmtim të imazhit të klubit tonë.

KF Drenica, ka qenë dhe është e hapur gjithmonë për bashkëpunim për të eliminuar dobësitë dhe është e gatshme edhe tani , që për të gjitha ndeshjet të bashkëpunojë, për çdo paqartësi ose pretendim të dikujt, jemi të gatshëm të bashkëpunojmë më FFK-në, dhe organet e rendit. Andaj, si rrjedhojë e kësaj, ne shpresojmë që raste të tilla, deklarime të tilla , të mos përsëriten më , sepse këto dëmtojnë imazhin e futbollit kosovar.

Me Respekt,
KF DRENICA
SKENDERAJ

/Gazeta Olle/

Gjyqtari i njohur kosovar delegohet nga UEFA për ndeshjen Club Brugge – PSG

A ishte i drejtë ndëshkimi i Bujar Shabanit me të kuq në ndeshjen ndaj Gjilanit? Ky është vendimi i Komisionit për Vlerësim