Reagon Dardana: Prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj personave që janë përfshirë në fuzionimin e klubit

Dardana ishte fuzionuar me skuadrën e Vushtrrisë para fillimit të kampionatit.

Klubi kishte reaguar ashpër ndaj personave që e bënë të mundur këtë gjë, ndërsa tani kanë dalur me një tjetër reagim publik, shkruan Gazeta Olle.

Klubi njofton se prokuroria ka ngritur akuzë për falsifikim të dokumenteve ndaj personave që janë përfshirë në këto veprime.

Gjithashtu, klubi pret nga Federata e Futbollit e Kosovës të bëjë punën ashtu që klubit t’i mundësohet vazhdimi i garave në Ligën e Parë.

/Gazeta Olle/

Prishtina shënon fitore të pastër ndaj Feronikelit, paqe në mes të Dukagjinit dhe Ulpianës

Ademi: Bashkëndjej dhimbjen me të gjitha familjet shqiptare në Maqedoninë e Veriut