Reagon Batatina: Ju premtoj se Llapi asnjëherë nuk ka qenë më i fuqishëm e më i bashkuar

Amrush Batatina ka dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të KF Llapit.

Kjo dorëheqje erdhi menjëherë pas eleminimit nga Shkupi në raundin e parë të Ligës së Konferencës, me arsyetimin se ka obligime në biznesin e tij të cilin e udhëheq, shkruan Gazeta Olle.

Për këtë gjë ka reaguar edhe kryetari i klubit, Beqit Batatina, me anë të një postimi në rrjete sociale.

Batatina ka theksuar se nuk ka ndodhur asgjë dhe se do të jetë pranë skuadrës për të arritur edhe më shumë suksese.

“Forca LLAPI. Asgjë nuk ka ndodhur. Ju jeni ata që keni shkruar historinë e KF “Llapi”. Unë do të jem pranë jush dhe së bashku do të arrisim edhe më shumë suksese. Ju premtoj se KF “Llapi” asnjëherë nuk ka qenë më i fuqishëm e më i bashkuar”, ka shkruar Beqir Batatina.

/Gazeta Olle/ 

 

Jahjaga për basketbollistet e Kosovës: Ju jeni ambasadoret më të mira të vendit, nga zemra ju dëshiroj fat dhe suksese

Vazhdon puna në stadiumin “Zahir Pajaziti” të Llapit, kjo është gjendja momentale e fushës