Reagon ashpër ish-gjyqtari kosovar: Trajnerët “dënohen” me vërejtjen e fundit, e gjyqtarët mezi pritni që t’i dënoni

Fundjava në futbollin vendor përveç ndeshjeve interesante ka sjellur edhe shumë tension.

Brenda 24 orëve ka pasur dhunë në tri ndeshje, shkruan Gazeta Olle.

Dhunë pati edhe në ndeshjen Ferizaj – Ulpiana, ku u sulmua gjyqtari kryesor i ndeshjes.

Për këto ngjarje ka reaguar ish gjyqtari i futbollit kosovar dhe tash gjyqtar në Gjermani, Valmir Selmonaj.

Reagimi i plotë:

Reagim ndaj dhunes në Gjyqtaret e Futbollit të Kosovës!

Me keqardhje mora lajmin për sulmin fizik ndaj shokut tim Petrit Rama në ndeshjen

KF Ferizaj VS KF Ulpiana, Liga e Pare e Futbollit të Kosovës.
Une si ish Gjyqtare i Futbollit të Kosovës dhe tash Gjyqtare i Futbollit të Gjermanisë ndjej shume keqardhje per shokun Petrit dhe i deshiroje sherim sa me te shpejte.
Une kerkoj nga Komisioni i Garave qe të mos ket meshire ndaj këtyre Klubeve të Futbollit të Kosovës .

Une i drejtohem personalishte Kryetarit të Federates se Futbollit të Kosovës Z.

Agim Ademi me disa pytje:
1. Kryetar deri kur ma, dje ne ndeshjen e Ligës së Pare të Kosovës, KF Fushe Kosova VS FC Vjosa – Shtime, sot ne Ferizaj?
2. Sa i kqyr Gjyqtarët ku po gabojne e menxi spret mej denu pse spo ju ofron pak siguri?
3. Pse si po ankohet nje Klub po ndeshkohen Gjyqtaret?
4. Trajnerat ofendojne në Media denohen VEREJTJA E FUNDIT qa i bjen kjo Futbollit të Kosovës?
Me Sinqeritet

Valmir Selmonaj

/Gazeta Olle/