Reagon ashpër FFK-ja pas incidentit që ndodhi në ndeshjen mes Deçanit dhe Prizrenit

Federata e Futbollit të Kosovës ka reaguar ashpër dhe ka dënuar fuqishëm incidentin e ndodhur gjatë ndeshjes së javës së dytë në Ligën e Dytë, ndërmjet KF Deçani dhe KF Prizreni.

Sjelljet josportive që fillimisht u shfaqën në këtë takim nga disa lojtarë të KF Deçani, e më pas edhe nga një lojtar i klubit prizrenas (të cilët kryen veprime që bien ndesh me frymën e sportit), janë të papranueshme dhe në kundërshtim të plotë me vlerat e futbollit.

Edhe më shqetësues ishte përshkallëzimi i situatës që pasoi, ku përleshja mes futbollistëve në fushë u përkeqësua me përfshirjen e personave civilë, të cilët sulmuan futbollistët e klubit prizrenas.

FFK-ja nuk do të tolerojë dhunën në futboll në asnjë formë dhe kërkon që të gjithë personat e përfshirë në këtë incident të japin përgjegjësi.

Njëkohësisht, FFK-ja kërkon nga komisionet e saj përkatëse që të ndërmarrin masa rigoroze ndaj të gjithë atyre që kanë shkelur rregullat e lojës dhe etikën sportive, konform rregulloreve në fuqi.

FFK-ja është e përkushtuar për të promovuar një ambient të sigurt dhe të drejtë në futbollin kosovar, ku respektohen parimet e ‘fair-play’-t dhe respekti mes klubeve.

Incidentet e tilla nuk kanë vend në futbollin tonë dhe do të bëjmë gjithçka për t’i parandaluar ato në të ardhmen.

Agim Ademi thyen heshtjen për përjashtimin e tre futbollistëve, tregon se kush e mori vendimin

Shuma e pabesueshme që Al-Hilal ka paguar për Neymar, braziliani ka fituar 500 mijë euro për minutë