Reagojnë Xhebrailat pasi u larguan nga stadiumi duke kërkuar falje, por janë edhe të indinjuar me largimin

Ndeshja mes Ballkanit dhe Llapit është ndërprerë disa herë sot për shkak të fyerjeve nga tifozëria vendase.

Pasi që disa herë iu tërheq vërejtja, Policia e Kosovës i largoi tifozët e Ballkanit ‘Xhebrailat’ nga stadiumi’.

Të gjitha fyerjet e tyre ishin në drejtim të trajnerit të Llapit, Tahir Batatina.

Por tani ata kanë kërkuar falje ndaj femrave dhe fëmijëve për fyerjet që kanë bërë, derisa janë të indinjuar me largimin nga stadiumi.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

PËRSHËNDETJE NGA SUHAREKA QË FLET VETËM SHQIP

Së pari i kërkojmë ndjesë secilës femër dhe atyre fëmijëve që ishin në stadium për fjalët e përdoruara nga ne.

Xhebrailat asnjëherë dhe vetëm asnjëherë nuk janë pro dhunës apo fyerjeve, të gjithë ata që i mirëpresim në Suharekë nuk e harrojnë asnjëherë mikpritjen tonë të ngrohtë, por sot nuk kishim çfarë të bënim, ishte kulmi dhe nuk do i cilësojmë si të tepruar veprimet tona sot.

Në Suharekë nuk i tolerojmë fyerje në baza etnike, sepse Suhareka ka shumë dëshmorë që dhanë jetën e tyre për të folur SOT SHQIP, kemi edhe dëshmorë nga familjarët e anëtarëve tonë, dhe prandaj nuk e cilësojmë të tepruar, përkundrazi kjo ishte më e pakta që mund ti sërvirim këtyre laraskave dhe tuxharëve.

Xhebrailat ndihen të indinjuar me Federatën që na përjashtuan nga tribina, askund në botë nuk egziston rregullore për përjashtim në qoftë se fyeni (për deri sa nuk hudhën gjësende ose ndonjë përleshje), prandaj e cilësojmë absurde vendimin për përjashtimin tonë.

Xhebrailat mirëpresin këdo që e don futbollin apo sportet në përgjithësi.

/Gazeta Olle/

Peja triumfon në klasiken kundër Prishtinës, shkëlqen Dardan Berisha

Ancelotti me probleme të mëdha, ka shumë mungesa për ndeshjen me Valencian