Kampionët e Kosovës u mposhtën me rezultat 2-0 nga Bodo/Glimt, duke u eleminuar me rezultat të përgjithshëm 3-2, shkruan Gazeta Olle.
Pasi përfundoi rrugëtimi i jashtëzakonshëm i bardhekaltërve në Evropë, kanë reaguar edhe tifo-grupi “Plisat”.
Tifozët prishtinas janë ndarë shumë të kënaqur ma paraqitjet e klubit të tyre në garat evropiane.
Postimi i plotë nga “Plisat”:
“Arritëm t’a mposhtim në shtëpinë tonë kampionin norvegjez, mirëpo në Norvegji nuk ishim prezent dhe djemve tanë u mungoj përkrahja jonë nga tribunat ku dhe pësuam humbje me rezultat 2:0, me këtë humbje eleminohemi nga UEFA CONFERENCE LEAGUE, megjithatë një bravo e madhe për të gjithë lojtarët dhe për stafin e KF Prishtina, arritëm ku nuk mund të arrinte asnjë klub shqiptar deri tani, kjo e gjitha falë angazhimit maksimal të lojtarëve tanë.
Tani radhën e ka superkupa e Kosovës e cila zhvillohet me 17 gusht në kryeqytet, kundërshtar e kemi Kf Llapin.
Forca Prishtinë, me ty deri në vdekje!”, kanë shkruar ata.
/Gazeta Olle/