Reagojnë “Dardanët” pas provokimeve pse nuk udhëtuan në Rumani

I pari i tifozëve të Kosovës, Lulzim Berisha ka treguar arsyet pse nuk udhëtuan në Rumani pasi grupi rumun “Uniti sub tricolor” pas ndeshjes së Rumanisë me Kosovën kishin provokuar tifo-grupin e Kosovës “Dardanët” me një postim të gjatë në Facebook, duke i pyetur pse nuk ishin në Bukuresht.

Ai ka thënë se “Dardanët” disa akte nuk kanë dashur t’i publikojnë me qëllim që të mos dëmtohet imazhi i Kosovës, e as të mos paraqitet ndonjë rrezik për gjobë.

EFE: UEFA hap dosje kundër Rumanisë për thirrjet kundër pavarësisë së Kosovës

Kosova përfundon aventurën e saj në Lojërat Mesdhetare në Rërë Heraklion 2023