Reagojnë ashpër për ndeshjen Drenica R & Rukolli – Pokka A.E. Karava

Ndeshja ndërkombëtare ndërmjet Drenica R & Rukolli e Pokka A.E. Karava, rrezikon të mos zhvillohet fare. Në fakt, klubi qipriot nuk ka pranuar të udhëtojë për në Kosovë, për shkak se shteti i tyre nuk e ka pranuar ende vendin tonë si shtet.

Kjo ndeshje, e vlefshme për rrethin e dytë të Challenge Cup, e paraparë të zhvillohet të martën, nuk do të luhet pasi skuadra mysafire s’do të udhëtojë për në Kosovë.

Reagimi origjinal i ‘Shqiponjave të Zeza’

Grupi i tifozve drenicas  “SHQIPONJAT E ZEZA” fuqishem mbeshtesin skuadre e zemres qe ndeshja nderkombetare ne garat e ‘CHALLENGE CUP’ në kuaër  të CEV-it në konkurrencën e meshkujve në volejboll, ku klubi ynë KV-DRENICA-R&RUKOLLI,  kampion i Republikes së Kosovës në këtë sport,  tashmë  ka kaluar në rrethin e dyte te ndeshjeve te ketij kompeticioni.

Deklarimet e klubit mysafir Pokka A. E. KARAVA nga Qipro se nuk udhtojme ne Shtetin e Kosovës sepse nuk është i njohur nga shteti i tyre jan terësisht arsyetime të pa baza dhe të pa pranueshme dhe si te tilla nuk i kontribuojne sportit te volejbollit.

Poashtu deklarimet e kryetarit te FVK-se i cilsojme te pa matura dhe ne dem te sportit kosovar dhe sidomos volejbollit.

Konsiderojme se nuk ekziston asnje rrethan as juridike e as e sigurise qe ndeshja te mos zhvillohet ne Republiken e Kosoves dhe simbolet per ne jan te shwjta. Mundet z. Ibrahimi të heq simbolet nga aty ku ai është krytar, meqë qenka aq ‘patriot’, por këtë s’mund ta bejnë në ndeshjet tona.

Ne vend qe ai te jetë gardiani i pare i simboleve te shtetit ai jep mundesi qe kjo te ndodh sikur se te ishin simbolet shteterore fanela te KV KASTRIOTIT, aty ku ai ishte deri dje trajner.

Kemi bere histori ne kete sport me DRENICEN ME SIMBOLET E SHTETIT TË KOSOVES, dhe nuk do të lejojmë që as skuadrat kundershtare e as kryetari i FVK-së, të na mohoj prezantimin tonë më simbole shtetërore.