Reagimi në stolin e Realit kur kuptuan se Atletico përmbysi rezultatin dhe u rikthye në kryesim (Video)

Ky sezon në La Liga padyshim se ka qenë shumë i paparashikueshëm, ku edhe kur ka mbetur vetëm një xhiro deri në përfundim, ende nuk dihet fituesi. 

Ajo që ndodhi ditën e diel,  ishte një dramë e vërtetë. Atletico kryesuese, luante ndaj Osasunës, me këta të fundit që në pjesën e dytë i shtangën madrilenët duke iu shënuar në minutën e 75-të, shkruan Gazeta Olle.

Me këtë rezultat  Reali ngritej në pozitën e parë, pasiqë mposhti minimalisht Bilbaon.

Megjithatë skuadra e Simeones ia doli në fundin e ndeshjes që të përmbysë rezultatin, duke marrë kështu përsëri kryesimin dhe tani gjithçka do të vendoset në javën e fundit.

Në internet po qarkullon një video e futbollistëve të Realit, të cilët nga stoli informoheshin për rezultatin e rivalit të tyre direkt për titull.

Në fillim me shumë gëzim e pritën lajmin se Atletico është duke u mposhtur, pastaj ndryshoi e gjithë atmosfera, kur e kuptuan se u përmbys rezultati./Gazeta Olle/