Në një paraqitje të mrekullueshme kundër Bullgarisë, Zvicra e ka siguruar pjesëmarrjen në Kampionatin e ardhshëm Botëror.
Helvetikët i shënuan katër gola dhe derisa Italia luajti baras ndaj Irlandës së Veriut, morën kreun e Grupit C dhe siguruan kualifikimin e drejtpërdrejtë.
Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, nuk ka mundur t’i ndihmojë përfaqësueses së tij në ndeshjet e fundit për shkak të lëndimit.
Megjithatë, ai është shprehur i gëzuar që Zvicra është kualifikuar për ‘Katar 2022’.
View this post on Instagram
“Do të shkojmë në Kampionatin Botëror. Shumë krenar me këtë grup – çfarë viti kemi pasur!”, ka shkruar Xhaka në postimin e tij në rrjetet sociale