Reagimi i Xhakës pas kartonit të kuq

Granit Xhaka u ndëshkua me kartonin e kuq në ndeshjen ndaj Sevillas, në të cilën shënoi edhe një gol.

Mesfushori kosovar i Borussia Monchengladbachut, u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, që pasoi me të kuqin.

Në bazë të fotos së publikuar, Graniti nuk e priti aspak mirë kartonin e kuq. Ai reagoi keq me duar, por në fund u desh të pajtohet me vendimin e gjyqtarit. (Gazeta Olle)