Reagimi i Përparim Ramës pas dhunës së shkaktuar në finalen Prishtina – Trepça

Vazhdojnë reagimet për dhunën e shkaktuar mbrëmë në sfidën finale në Superkupën e Kosovës mes Prishtinës dhe Trepçës.

Kanë qenë dy palë tifozëritë ‘Plisat’ dhe ‘Torcida’ që kanë pasur përleshje mes vete ku nuk kanë munguar edhe dëmet e mëdha në sallën e sporteve në Prishtinë, ku ka pasur edhe shumë karrige dhe xhama të thyer.

Përpos tifozëve të të dyja palëve të lënduar ishin edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, por nuk ka munguar reagimi nga i pari i kryeqytetit, Përparim Rama.

I pari i Komunës së Prishtinës ka thënë se dhuna nuk ka vend në kryeqytet, derisa ka uruar Prishtinën për fitoren.

“Dhuna e shfaqur mbrëmë në ndeshjen KB Prishtina – KB Trepça është e papranueshme dhe nuk ka vend në kryeqytet, e askund tjetër”

“Jemi të lumtur që KB Prishtina fitoi superkupën mbrëmë, mirëpo nga dhuna e shfaqur u zbeh edhe gëzimi për fitoren e merituar”.

“Sporti ka të bëjë me shpirtin garues në frymë tolerance e respekti reciprok, prandaj u bëj thirrje edhe tifozëve që ta kultivojnë një frymë të tillë”, deklaroi Rama.

Dy të pezulluar e dy të tjerë në dyshim, Scaloni me “dhimbje koke” para gjysmëfinales me Kroacinë

Lakers marrin fitore në udhëtim te Detroit Pistons