Reagimi i parë i Rrahmanit pas disfatës nga Rumania

Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani ka reaguar me anë të postimi në rrjetet sociale, pas kritikave të shumta pas humbjes së Kosovës nga Rumania.

Kosova u mposht 2-0 nga Rumania në “Arena Nationale” në kuadër të Grupit I për eliminatoret e Euro 2024.

Megjithatë, pati shumë tensione dhe ndërprerje për gati një orë shkaku i banerit të shfaqur nga tifozët rumun, ku shkruante “Kosova është Serbi”.

Pas humbjes, lojtarët e Kosovës u gozhduan nga të gjitha anët me kritika të mëdha dhe njëri nga ta padyshim se ishte edhe kapiteni, Amir Rrahmani.

I gjendur me shpatulla pas muri, Rrahmani ka bërë një postim prekës në profilin e tij privat në Instagram.

“Kur i shohim njerëzit si njerëz dhe jo qytetarë të një vendi tjetër, ne përmbushim vlerat e humanizmit”, ka shkruar Rrahmani në postimin e bashkangjitur me një fotografi me fanellën e Kosovës. 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Amir Rrahmani (@amir_rrahmani13)

 

Trepça mposht Bashkimin dhe depërton në gjysmëfinale

Edon Zhegrova vjen me një tjetër reagim pas ndeshjes Rumani – Kosovë