Reagimi i De Biasit pas fitores

Vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS), e cila ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë e regjistroi me rezultat 0:3, është mirëpritur edhe nga selektori Gianni de Biasi.

“Drejtësia u vu në vend, dhe shpresojmë që ndeshjet që na kanë mbetur t’i luajmë me optimizëm të madh. Por duhet të luajmë ndeshjen me Danimarkën, me shpirtin e duhur dhe me këmbët në tokë”, ka deklaruar ai.

‘Nëse duam të shkojmë direkt në Francë, duhet të bëjmë mirë në ndeshjet e mbetura. Kishim kohë që e prisnim këtë vendim, Nuk mund të them se do të festojmë sot, jam shumë i lumtur sigurisht, sepse kur drejtësia triumfon, të gjithë jemi të lumtur”. /Tch