Reagimi i ashpër i Vllaznisë ndaj Llapit pas transferimit të Rinor Hoxhës te llapjanët: Skuadër me nivel provincial

Llapi ka zyrtarizuar sot afrimin e sulmuesit të talentuar Rinor Hoxha.

22-vjeçari është bashkuar me Llapin pas rikthimit nga Knada ku po qëndronte për arsye familjare, derisa ai ka qenë pjesë e Vllaznisë së Pozheranit.

Përkundër prezantimit të sulmuesit te Llapi, ka ardhur reagimi i Vllaznisë që ka lajmëruar se Hoxha ka kontratë me ta deri në qershor të vitit 2023.

Nëpërmjet një njoftimi, Vllaznia ka reaguar ashpër duke cilësuar veprimin e Llapit si amatoresk, teksa kanë shkruar se as zhvillimi i ndeshjeve në garat evropiane nuk i kanë ngritur nivelin llapjanëve.

Njoftimi i plotë nga KF Vllaznia Pozheran:

INFORMIM PËR PUBLIKUN

Klubi i Futbollit 𝐊𝐅 𝐕𝐥𝐥𝐚𝐳𝐧𝐢𝐚 – 𝐏𝗼𝐳𝐡𝐚𝐫𝐚𝐧, njofton opinionin rreth lajmit se KF Llapi ka arritur marrëveshje me lojtarin Rinor Hoxha i cili është pjesë e klubit tonë dhe ka kontratë valide deri në Qershor 2023.

Ne si klub jemi tej mase të befasuar se si një klub i Superligës në mënyrë amatoreske tenton të transferoj lojtar duke mos respektuar minimalisht klubin me të cilin lojtari ka kontratë duke mos patur as një kontakt.

Duket qartë se zhvillimi i ndeshjeve në garat evropiane nuk e kanë profesionalizuar as pak këtë skuadër duke mbetur ende nivel i ultë me mendësi të menaxhimit provincial.

Kërkojmë nga FFK që të me merr masa duke mbrojtur të drejtat e secilit anëtar të tij pa dallime dhe anime!e anime! /Gazeta Olle/

Manchester United vazhdon shkëlqimin, tjetër fitore bindëse

Viti 2022, vit i realizimit të ëndrrave për Donat Rrudhanin: Nga transferimi te YB te debutimi me Kosovën dhe ndeshjet në arenën evropiane