Reagimi i ashpër i Dukagjinit për ndarjen e drejtësisë në Gjilan

Klubi i Futbollit Dukagjini ka reaguar ashpër në ndarjen e drejtësisë në takimin kundër Gjilanit të zhvilluar sot.

Klubi nga Klina nëpërmjet faqes zyrtare në Facebook kanë reaguar ashpër ndaj gjyqtarit kryesor, Besfort Kasumit i cili ndëshkoi me karton të kuq mesfushorin e Dukagjinit, Bujar Shabanin në minutat shtesë të takimit.

Dukagjini pretendon se është dëmtuar në këtë situatë, duke shkruar se Kasumi ishte i ndikuar nga reagimet e publikut.

Reagimi i plotë i Dukagjinit:

R E A G I M – ( me shkas)

Sot në ndeshjen e javës së tretë në mes Sc Gjilanit dhe KF Dukagjinit, klubi ynë është dëmtuar tej mase kur gjyqtari Besfort Kasumi pa asnjë të drejtë por i ndikuar nga reagimet e publikut ndeshkon me karton të verdhë (të dytin) lojtarin tonë Bujar Shabani.

Si klub jemi të shqetësuar për mënyrën së si gjyqtaret po i ndeshkojnë lojtarët tanë e sidomos për rastin në fjalë është e turpshme që një gjyqtarë me stemë të FIFA-së të gjykoj në këtë mënyrë, ky është turpi i referimit.

Edhe në pamjet televizive shihet kjartë dhe mirë që dueli (që u akordua si faull) nuk ishte i tillë, dhe faulla dhe kartona si ky japin ata me shumë se amatera. Ky është reagimi ynë i fundit dhe nuk do lejojmë demtime në asnjë mënyrë edhe në qoftëse do kushton me largim nga kampionati.

Fitore spektakolare me rikthim e Real Madridit

Ardian Nuhiu ka arritur 100 ndeshje zyrtare me Dritën, ky është bilanci i trajnerit shkupjan