Reagimi emocional i Granit Xhakës: Në këtë mënyrë ju po e vrisni futbollin

Granit Xhaka ka reaguar në lidhje me disa tifozë që vazhdimisht sulmojnë futbollistët në rrjetet sociale.

Ylli shqiptar ka dalë në konferencë për shtyp para ndeshjes Arsenal – Benfica në Ligën e Evropës.

Ndër të tjera ai ka folur për tifozët që i akuzojnë lojtarët në rrjetet sociale, duke thënë se do të donte të bisedonte me ta sy me sy.

“Do të doja të takoja njerëzit që shkruajnë këto gjëra, të ulem me ta, sy më sy dhe t’i pyes pse po shkruan gjëra të tilla?”

“Është e papranueshme, kështu që ne duhet të hapim sytë dhe të flasim shumë, sepse mendoj se ju e vrisni futbollin kështu nëse njerëzit fillojnë të flasin për një familje apo lojtar apo gjëra të tilla”, deklaroi Xhaka. /Gazeta Olle/