Reagimet e lojtarëve të BNE pasi kanë arritur në ‘Legends Stage’

Edhe njëherë ekipi Bad News Eagles ka shkruar historinë duke u kualifikuar në fazën ‘Legends Stage’ në turneun më të madh të CS:GO, IEM Rio Major, i cili po mbahet në qytetin Rio de Janeiro të Brazilit.

Kualifikimi në këtë fazë, bNe e arritën me seri të ndeshjeve 3-0 (tri fitore, asnjë humbje), duke iu bashkuar nëntë ekipeve tjera të cilat janë kualifikuar më herët.

Bad News Eagles janë duke garuar në turneun më të madh të CS:GO, IEM Rio Major, për një grup çmimesh prej 1.2 milion dollarësh, ku bëjnë pjesë skuadrat më të mira të botës.

Menjëherë pas fitores ndaj ekipit GamerLegion në ndeshjen vendimtare nuk kanë munguar as reagimet e lojtarëve në rrjetet sociale.

Flatron ‘juanflatroo’ Halimi: “Edhe një herë ne jemi legjenda, me një 3-0 të pastër këtë herë, shumë i lumtur faleminderit për gjithë mbështetjen”.

Genc ‘gxx-‘ Kolgeci: “3-0 jemi legjenda”.

Sener ‘SENER1’ Mahmuti: “Shumë i gëzuar, jemi legjenda edhe njëherë”.

Dionis ‘sinnopsyy’ Budeci: “Wooohhhooo e arritëm përsëri! Por këtë herë një 3:0 të pastër! Shumë i lumtur dhe krenar për ekipin, faleminderit të gjithëve për mbështetjen, ju dua djelmosha, le të shkojmë”.

Prishtina pret Trepçën ’89 në ndeshjen e mbetur të xhiros së nëntë

Ronaldo me një tjetë çmenduri, blen shtëpi prej 18 milionë funteve në Portugali (Foto)