Reagim i klubit prizrenas: Kujt po i pengon Liria?

Liria e Prizrenit ka lëshuar një tjetër reagim publik, kësaj radhe pas barazimit pa gola ndaj Fushë Kosovës.

Prizrenasit ishin ankuar edhe pas disfatës nga Dukagjini, derisa tani me një reagim të gjatë kanë pretenduar se po dëmtohen.

REAGIMI I PLOTË NGA LIRIA:
Deri kur do të dëmtohemi ?
Kujt po i pengon Liria ?!
Shumica e njohësve të futbollit e pranojnë faktin, madje me dashuri e theksojnë se:”Liria është hijeshia e Albi Mall Superligës”.
Kjo bazuar në numrin e madhë të tifozëve dhe sjelljet e tyre gjatë gjithë ndeshjeve.
Liria, krahas shikueshmërisë, solli edhe kulturë të re , ku tifozët prizrenas treguan gjithëherë fer-plej.
Mirëpo, kjo duket t’i ketë penguar dikujt !
Liria, që në nismë të përgatitjeve për edicionin pranveror, mori një varg veprimesh, që nga përforcimet e sjella e deri tek përgatitjet.
Synimi ishte përmirësimi i plasmanit.
Por, jo gjithmonë rrethanat po shkojnë në drejtimin e duhur.
Shqetësues mbetet edhe vendimi i Komisionit të Garave, që fillimishtë me të drejtë pranoi kërkesën e bazuar të Liris, për shtyerjen e ndeshjes me Ballkanin.
Arsyeja, ishte e thjeshtë. Tre lojtarë të Liris ishin pjesë e kombëtares së Namibisë.
Por, çuditërishtë disa ditë më vonë vetë Komisioni i Garave, për hesap të dikujt e ktheu vendimin e vete.
Si e pse, mbetet dilem ?
Në ndeshjen pasuese, me Dritën ‘këmishëzinjtë’, e ‘menagjuan’ ndeshjen, duke dhënë faule dhe kartonë, në dëm tonin.
Nuk u ankuam , me shpresën se do të ketë përmirësime.
Erdhi ndeshja në Klinë.
Ajo, tashëm është gazi i botës !
Shkaku i njëjtë, ‘menagjimi nga referët’ !
Loja, nuk do të përfundojë, derisa vendasit të shënojnë fitore !
Kartona të panumërt të verdhë dhe një i kuq ndaj nesh. Këtu gjyqtarët ishin regjisor të kësaj ‘ndeshje’ futbolli !
Vjen radha e ndeshjes me Fushë Kosovën.
Ne, na akordohet një penallti, të cilën e pret portieri ynë.
Në anën tjetër në dy raste të tjera, dëmtohemi, duke mos na dhënë penalltit, që i panë të gjithë, përpos Gramos Shalës dhe asistentëve të tij !
Kërkojmë nga përgjegjësit e FFK-së, që raste të tilla të mos përsëriten.
Kështu po dëmtohet jo vetëm Liria, po imazhi i futbollit.
Dhe fare në fund, shtrohet pyetja:Kujt po i pengon Liria ?!

U konvertua në mysliman: Alonzo Verge JR, basketbollisti amerikan që theu tabu në Xhaminë e Bardhë në Suharekë

U dënua me katër vite e gjysmë burg, Barcelona i heq statusin “legjendë” Dani Alves