Rasti për tu bërë lider të Grupit B, Ferizaj me një thirrje të madhe për tifozët

Ferizaj është nikoqir i Vjosës në kuadër të derbit të xhiros së 18-të në Ligën e Parë të Kosovës.

Ferizajasit janë të dytët në tabelë me 38 pikë, derisa kundërshtari i tyre ndodhet një pozitë më poshtë me një pikë më pak.

Fitorja e nesërme ka vlerë të madhe si për njërën ashtu edhe për tjetrën skuadër, megjithatë për vendasit tre pikë ndaj Vjosës do të thotë se do bëhen lider në Grupin B.

Skuadra e Arsim Abazit kërkon tre pikët dhe për këtë ka kërkuar mbështetjen e tifozëve që t’i përkrahin nga shkallët e stadiumit drejt një fitore e cila do t’i bënte lider.

Postimi i plotë nga FC Ferizaj:

Të gjithë në stadium, për ta arritë lidershipin

Ndeshje interesante dhe shumë e rëndësishme na pret nesër si vendas ndaj KF Vjosës nga Shtimja.

Pavarësisht ecurisë pozitive dhe serisë së fitoreve, ne do të qëndrojmë me këmbët në tokë dhe ndeshja e nesërme do të jetë përcaktuese për ndeshjet e fazës së tretë.

Me një fitore eventuale nesër ne do të ngjitemi në vendin e parë. Një mundësi e mirë, që djemt tonë vështirë se do ta lëshojnë.

Ne si klub, ju bëjm thirrje gjithë tifozëve, e sidomos Ultras Ujqit, që nesër të vini masovikisht, si asnjëherë më herët këtë sezon sepse festa e fitorës do të jetë e përbashkët. Shihemi nesër. /Gazeta Olle/ 

Fitore shumë e rëndësishme për kuqezinjtë, mposhtin në udhëtim Prizrenin

Jarovic zgjidhja e problemeve në sulmin e Gjilanit, katër gola në gjashtë ndeshje